Shkurt.ch

Zvicra, për liri të shtypit ngjitet nga vendi i shtatë në botë, në të pestin

Stabiliteti i Zvicrës është për t`u përshëndetur, për më tepër në kushtet kur situata e mediave në shumë vende të Evropës ka pësuar përkeqësim, thuhet në njoftimin e reporterëve pa kufij

Zvicra vazhdon të ketë një pozicion të mirë sa i përket lirisë së shtypit. Kështu rezulton nga vlerësimi që ka bërë për vitin e kaluar organizata joqeveritare Reporterët pa kufij me seli në Paris.

Në raportin e saj vjetor për lirinë e shtypit në gjithë botën, Zvicra ngjitet nga vendi i shtatë në të pestin, shkruan srf.ch.

Stabiliteti i Zvicrës është për t`u përshëndetur, për më tepër në kushtet kur situata e mediave në shumë vende të Evropës ka pësuar përkeqësim, thuhet në njoftimin e organizatës në fjalë, transmeton albinfo.ch

Madje, vazhdon konstatimi i “Reporterëve pa kufij”, edhe pse jeta e gazetarëve në vendet tjera, jashtë Evropës është më e rrezikshme se ajo e kolegëve të tyre evropianë, liria e shtypit askund nuk ka pësuar përkeqësim më të madh se sa në Evropë.