Të tjera

Zvicra pret së paku 11 medalje në Lojërat Olimpike

Kur parakaloi Zvicra në ceremoninë hapëse është dashur të pritet një kohë, pasi ishin 171 sportistë pjesëmarrës

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar sot zyrtarisht me ceremoninë hapëse, që u zhvillua në stadiumin olimpik në PyeongChangexternal të Koresë Jugore, shkruan albinfo.ch.

Kur parakaloi Zvicra në ceremoninë hapëse është dashur të pritet një kohë, pasi ishin 171 sportistë pjesëmarrës. Flamurin e mbajti Dario Cologna.

Ky është rekordi i Zvicrës në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa rekordin e mëparshëm e kishin në 163 në Soçi të Rusisë, katër vjet më parë.

Gjithashtu zviceranët presin të paktën 11 medalje nga këto Lojëra, aq sa kishin fituar edhe në Lojërat Olimpike të kaluara.

Tashmë garat kanë filluar zyrtarisht në Korenë Jugore, derisa Lojërat do të zhvillohen deri më 25 shkurt.