Shkurt.ch
Zvicra prezanton bankënotën e re 10 frangëshe
Elementi kryesor dallues i kësaj bankënote është koha. Bankënota e re hyn në qarkullim të mërkurën që vjen, më 18 tetor
Sot, e mërkurë 11 tetor, është prezantaur bankënota e re 10 frangëshe. Prezantimin e ka bërë paraditen e sotme në Bernë, Fritz Zurbrügg, zëvendësdrejtor i Bankës Nacionale të Zvicrës.
Elementi ose motivi kryesor dallues i kësaj bankënote është koha, shkruan srf.ch. Në anën e përparme, ballore, duken duart e zgjatura të një dirigjenti dhe një glob ku dallohen zonat kohore të botës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në anën e prapme duket një mekanizëm ore. Ngjyra e kartmonedhës së re është e verdha ndërsa formati është pak më i vogël se ai i 10 frangëshes aktuale.
Bankënota e re hyn në qarkullim të mërkurën që vjen, më 18 tetor.
Banka Nacionale e Zvicrës në mënyrë të vazhdueshme po i tërheq nga qarkullimi bankënotat e vjetra. Vetëm kur të gjitha bankënotat e serisë së re futen në qarkullim, banka monetare do të shpallë tërheqjen e kartmonedhave të vjetra.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike