Kosova

Zvicra prezanton Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën

Me rastin e vizitës së zëvendëssekretares së Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang, në Kosovë, shteti zviceran ka lansuar Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunimi dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës, theksoi Marty Lang, e cila nënvizoi se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe angazhimin afatgjatë të Zvicrës për të mbështetur zhvillimin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Strategjia zvicerane synon të kontribuojë në progresin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian, duke promovuar një sistem politik demokratik, një shoqëri paqësore dhe të bashkuar, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet themelore, sundimin e ligjit dhe një ekonomi sociale të tregut. Zvicra është partneri bilateral i tretë më i madh i zhvillimit në Kosovë.