Shkurt.ch

Zvicra, së shpejti me vinjeta elektronike

Vinjetat “klasike”, ato që ngjiten, në të ardhmen do të zëvendësohen me vinjeta elektronike dhe do të vazhdojnë të kushtojnë sikur deri tash, 40 franga. Këshilli Federal ka hapur një konsultim parlamentar lidhur me këtë propozim, shrkuan srf.ch

Sipas propozimit, me të renë, pronarët e automjeteve duhet të regjistrohen me numrin e makinave të tyre. Pastaj kontrollimet nuk do të bëhen më nga policët por përmes videokamerave.

Ndryshe nga mënyra si veprohet në disa vende tjera, Këshilli Federal i Zvicrës, planifikon që edhe në të ardhmen të heqë dorë nga vinjetat për afate të shkurtra, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se, për të mbajtur të ardhurat në nivel konstant, në një rast të tillë do të duhej të ngrihej çmimi i vinjetave të rregullta.