Jeta në Zvicër

Zvicra shton edhe 500 leje pune B për të huajt e vendeve të treta

Këtë veprim, Këshilli Federal e ka marrë për t`iu pergjigjur kërkesave në rritje të ekonomisë së vendit për specialistë dhe punëtorë profesionesh për të cilat ka mungesë në Zvicër

Këshilli Federal ka vendosur sot që të rrisë kontingjentin e të huajve të vendeve të treta që vijnë të punojnë në Zvicër. Kështu, për vitin 2018, qeveria e vendit ka lejuar 500 viza pune dhe qëndrimi B më shumë se që ishin në vitin 2017, duke e ngritur numrin e tyre nga 3000 në 3500.

Këtë veprim, Këshilli Federal e ka marrë për t`iu pergjigjur kërkesave në rritje të ekonomisë së vendit për specialistë dhe punëtorë profesionesh për të cilat ka mungesë në Zvicër, thuhet në një komunikatë të  Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) të publikuar sot.

Qeveria e Zvicrës edhe për vitin 2017 e kishte ngritur kuotën për 1000 leje pune për specialistë nga vendet e treta: 500 për të huajt me leje qëndrimi e pune B dhe 500 për ata me leje afatshkurtë, L, shkruan albinfo.ch. Por me gjithë këtë, gjendja sa u përket lejeve të qëndrimit B dhe ofruesve të shërbimeve nga vendet e BE/EFTA ka vazhduar të jetë e tendosur.

Në vitin 2018numri i përgjithshëm i specialistëve që do të rekrutohen nga vnedet e terta do të jetë 8000. Këtu hyjnë 4500 të huaj me leje qëndrimi të shkurtë (L), numri i të cilëve nuk shtohet, dhe 3500 të përmendurit, me leje pune e qëndirmi B.