Jeta në Zvicër

Zvicra ua kufizon rumunëve dhe bullgarëve të drejtën e punës (Vizat B)

Nga qershori 2016 deri në maj 2017 është tejkaluar dukshëm numri i paraparë i vizave të ndara B shtetasve të dy vendeve të përmendura. Për këtë arsye, ndarja e vizave B për personat nga EU-2 në 12 muajt e ardhshëm duhet të kufizohen në 996 sish dhe ato do të jepen në çdo tre muaj

Këshilli Federal në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 maj ka vendosur që klauzolën “ventil” të paraparë në Marrëveshjen për lëvizje të lirë, ta zbatojë në rastin e dy shteteve anëtare të reja të BE-së, Rumanisë dhe Bullgarisë (EU-2). Gjatë 12 muajve në vijim, qytetarët e dy vendeve të përmendura do të kenë qasje të kufizuar në tregun e punës në Zvicër, në rastet kur ata duan të gjejnë këtu një punë me lejen e qëndrimit të përkohshëm (Viza B), thuhet në një komunikatë për shtyp të dërguar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Që  nga heqja e afatit kalimtar në kuadër të Marrëveshjes për Lëvizje të lirë të njerëzve, më 1 qershor 2016, shtetasit e vendeve EU-2. Ndërkaq klauzola “Ventil” në kuadër të kësaj marrëveshjeje, i lejon Zvicër që për një periudhë të caktuar të rivendosë sistemin e kontingjenteve për vendet e caktuara, shkruan albinfo.ch. Kjo klauzolë hyn në fuqi kur vendet përkatëse kanë tejkaluar kriteret kuantitative të parapara në marrëveshje. Kjo ka ndodhur me këto dy vende: nga qershori 2016 deri në maj 2017 është tejkaluar dukshëm numri i paraparë i vizave të ndara B shtetasve të dy vendeve të përmendura. Për këtë arsye, ndarja e vizave B për personat nga EU-2 në 12 muajt e ardhshëm duhet të kufizohen në 996 sish dhe ato do të jepen në çdo tre muaj. Ndërsa në rastet e vizave të qëndrimit të kufizuar (Viza L) kriteret për jetësimin e klauzolës nuk janë përmbushur.

Gjatë vitit 2016 saldoja e migracionit nga vendet e EU-2 është dyfishuar në krahasim me një vit më parë, raporton albinfo.ch. Për ndryshim nga këto vende, migrimi nga vendet tjera të BE-së gjatë kësaj periudhe ka shënuar rënie.

Që nga hyrja në fuqi në formë të plotë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Rumanisë dhe Bullgarisë më 1 qershor 2016, në Zvicër ka pasur një shtim të fluksit të migrantëve nga këto vende që kanë ardhur për të punuar kryesisht në punë sezonale, shkruan albinfo.ch. Dhe këto profesione kanë zakonisht një mesatare të lartë të shkallës së papunësisë. Prandaj, Këshilli Federal me vënien në fuqi të klauzolës së përmendur vendos një instrument për dirigjkimin e migracionit, të cilin e ka në dispozicion në bazë të marrëveshjes.

Ky hap vjen si reaksion i vendimit që Parlamenti i Zvicrës në dhjetor të vitit të kaluar në bazë të të cilit zviceranët duhet të kenë përparësi për punësim në raport me të huajt.