Sport

Zvicra vazhdon me rekordin 100 %

Kjo ishte fitorja e shtatë e Zvicrës nga shtatë ndeshje të zhvilluara në këto kualifikime

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.

Zvicra fitoi pastër ndaj Andorrës me rezultat 3:0. Dy golat e parë në këtë përballje i shënoi Haris Seferoviq, të parin me asistimin e Xherdan Shaqirit, derisa golin e tretë e realizoi Stephan Lichtsteiner.

Duhet theksuar se ndeshja është zhvilluar në një terren mjaft të papërshtatshëm me shumë ujë për shkak të reshjeve të shiut.

Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi e nisën ndeshjen nga fillimi. Xhaka është zëvendësuar në minutën e 66-të, kurse Mehmedi në atë të 74-t.

Kjo ishte fitorja e shtatë e Zvicrës nga shtatë ndeshje të zhvilluara në këto kualifikime. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Letonisë më 3 shtator. Zvicra është e para në grup me tri pikë më shumë se kampionia e Evropës, Portugalia.

(KEYSTONE/Peter Schneider)