Shkurt.ch

Zvicra, vendi më i lumtur në botë

Në fillim në vendin e 6-të, pastaj në vendin e 3-të, e tani numër 1. Raporti “World Happiness Report” thotë se aktualisht nuk ka askund më të lumtur se sa në Zvicër.

Zvicra u zgjodh nga studiuesit aktualisht vendi më i lumtur në botë. Në raportin e publikuar në New York ,”World Happiness Report 2015″, Zvicra është përpara Islandës, Danimarkës, Norvegjisë dhe Kanadasë.
Zvicra, në këtë mënyrë që nga raporti i fundit më 2013 është për dy vende më lart, ndërsa për herë të parë i ka lënë pas të gjitha vendet nordike.

Hulumtuesit kanë krahasuar në 158 vende faktorë të tillë si të ardhurat, jetëgjatësia, rrjeti social dhe liria.
Në vendet 5 deri 10 figurojnë Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re dhe Australia.
Sipas raportit të përgatitur për OKB-në, shtatë nga dhjetë vendet më të lumtura të vendeve të vogla apo të mesme janë në Evropën Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara ishin në renditjen pas Meksikës në vendin e 15-të, Gjermania përfundoi në vendin e 26-të përpara Francës, e cila ka zënë vendin e 29-të.

Afganistani, Siria së bashku me tetë vendet afrikane figurojnë në vendet e fundit të këtij rangimi për nga indeksi i lumturisë.