Shkurt.ch

Zyrat më të mira të punësimit në Zvicër

Fakti që Gjeneva i trajton jo mirë të papunët është treguar edhe nga lista e publikuar kohët e fundit nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO). Gjeneva është ranguar me vlerën e indeksit 88

Nëse të papunët nuk trajtohen mirë, ata mund të marrin ndihmë në Gjenevë. Asociacioni i të papunëve (Association de Défense des Chômeurs) ofron këshilla ligjore  në rastet kur fondi i papunësisë në mënyrë të pajustifikueshme nuk i kompenson të papunët. Ose nëse këshilltari i punësimit (RAV) nuk dëshiron të japë një kurs gjuhe për të papunët. Apo edhe anasjelltas, kur dikush është dërguar në një kurs që ai e konsideron të padobishëm. Rreth 2000 raste trajtohen nga shoqata çdo vit.

Fakti që Gjeneva i trajton jo mirë të papunët është treguar edhe nga lista e publikuar kohët e fundit nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO). Gjeneva është ranguar me vlerën e indeksit 88. Drejtori lokal i RAV, Alexia Daverio Bustinz, thotë se  janë marrë masa gjatë vitit 2015 dhe 2016. Më se keqi figuron Appenzell Innerrhoden. Cyrihu është një nga më të mirët, Berna është në mes në listën e SECO-s.

Që nga viti 2015 indeksi ishte llogaritur me katër kritere: Sa kohë janë njerëzit të papunë? Sa janë të papunë për më shumë se një vit? A do të paguajnë taksa në fund? Dhe sa njerëz raportojnë brenda 12 muajve papunësinë e fundit?