Lifestyle
Zyrtare: Action Bronson nuk konsumoi lëndë narkotike
Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”.
Në një deklaratë për KALLXO.com, Kryeprokurori i Prishtinës, Ymer Beka, ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici. “Rasti është mbyllur dhe ai është liruar”, ka thënë Beka për Kallxo.com
Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”.
Avokati i tij, Armend Krasniqi, e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.
Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik, përcjell Albinfo.ch.
“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike, siç u raportua në media. Po të ishte substancë narkotike, ajo nuk do të mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.
“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike, siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten