Sport

Zyrtare: De Biasi bëhet me skuadër të re

Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsion për një tjetër vit

Skuadra me probleme në këtë sezon të ri në La Ligë, Alaves, është skuadra më e re e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsion për një tjetër vit.

61-vjeçari më parë ka qenë në La Ligë gjatë sezonit 2007-08, kur udhëhiqte Levanten në pjesën e parë të sezonit.

Te Shqipëria, De Biasi ishte për gjashtë vjet duke udhëhequr Kuqezinjtë drejt Europianit 2016.