Uncategorized

Zyrtare: Ramiz Merko fiton ndaj Zijadin Selës në Strugë

Tashmë janë numëruar 101 prej 101 vendvotimeve në Strugë, ku fitues ka dalë Ramiz Merko i BDI-së ndaj Zijadin Selës në garën për Komunën e Strugës, njofton albinfo.ch.

Merko ka marrë 13927 vota, kurse Sela ka 13136. I pari ka falënderuar votuesit, derisa i dyti ka thënë se nuk pranon rezultatin.

Në Gostivar ka fituar Arben Taravari ndaj Nevzat Bejës. Kur të gjitha rezultatet janë numëruar, Taravari kishte rreth një mijë vota më shumë. Ai mori 16920 vota, kurse Bejta 15955.

Në Tetovë janë numër më shumë se 80 %, ku Teuta Arifi po shkon drejt fitores së sigurt ndaj Bilall Kasamit. Teuta ka fituar 14276 vota, derisa Kasami ka 13809 deri më tani.

Komisioni Shtetëror ka shpallur rezultatet preliminare në shumicën e komunave ku sot janë zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.