Futboll

Zyrtare: Zvicra me katër shqiptarë në Botëror

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili do të jenë në Rusi

Zvicra ka publikuar listën e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror, shkruan albinfo.ch.

Ashtu siç është pritur në listën e Zvicrës bëjnë pjesë edhe katër futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Nga 26 lojtarë, trajneri Vladimir Petkoviq, zvogëloi listën në 23 për Kampionatin Botëror. Tre lojtarët që u përjashtuan ishin Silvan Widmer (25), Gregor Kobel (20) dhe Edimilson Fernandes (22).

Për shkak të lëndimit nuk është grumbulluar Admir Mehmedi.

Lista e Zvicrës

Portierë: Yann Sommer, Roman Bürki, Yvon Mvogo.

Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Johan Djourou, Manuel Akanji, Michael Lang, Fabian Schar, Nico Elvedi, François Moubandje.

Mesfushorë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Blerim Xhemaili, Remo Freuler, Gelson Fernandes, Xherdan Shaqiri, Steven Zuber.

Sulmues : Breel Embolo, Haris Seferovic, Josip Drmiq, Mario Gavranoviq.