Sport

Parisi dhe Los Angelesi, nikoqire të Lojërave Olimpike 2024 dhe 2028

Dy qytetet kishin kërkuar ngjarjen e vitit 2024, para se LA të pajtohej që të priste katër vjet pasi Komiteti Olimpik garantoi për fondet

Parisi dhe Los Angelesi zyrtarisht janë shpallur si vendet nikoqire të Lojërave Olimpike verore të vitit 2024 dhe 2028, ka njoftuar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

Dy qytetet kishin kërkuar ngjarjen e vitit 2024, para se LA të pajtohej që të priste katër vjet pasi Komiteti Olimpik garantoi për fondet.

Lojërat në Paris, që dështoi në aplikimet për vitin 2008 dhe 2012, do të mbahen për herë të parë në 100 vjetët e fundit.

LA kishte organizuar Lojërat Olimpike më 1932 dhe 1984.

Dy qytetet ishin të vetmet në garë për vitin 2024, pasi Hamburgu, Roma dhe Budapesti u tërhoqën.