Kultura

Zyrtarizohet rekordi Guinnes për mozaikun e Nënës Terezë

Artisti Saimir Strati është shprehur shumë i lumtur që vepra e tij ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes, por ky nuk është vetëm një sukses i tij, por i të gjithëve

Muzeut të Kosovë i është dorëzuar Certifikata e rekordeve “Guinness”, për Mozaikun e Nënë Terezës (Mozaiku më i madh me kapëse teli), të punuar në këtë muze nga artisti Saimir Stratit, njofton albinfo.ch.

Artisti Strati është shprehur shumë i lumtur që vepra e tij ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes, por ky nuk është vetëm një sukses i tij, por i të gjithëve.

“Këtë vepër e kam punuar me shpirt për t’i bërë një dhuratë Kosovë për sakrificat deri më tani që ka pasur. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm, dhe jam shumë i lumtur që ky rekord tashmë vjen nga Kosova”, është shprehur ai.

Edhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka folur për rëndësinë e këtij suksesi të punuar nga artisti shqiptar.