Lajme

​Italia nis testimin e vaksinës për koronavirus te njeriu

Është bërë e ditur se Italia nisi sot eksperimentimin te njeriu të vaksinës anti-Covid, prodhuar nga kompania bio-tecnologjike italiana ReiThera.

Vaksina do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm.

45 do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç, e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç.

Vaksina do të eksperimentohet në 6 grupe, nga 15 persona, të cilët do të marrin nga 3 doza të saj.

Eksperimentimi do të kryhet ne Institutin e Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë, e mbështëtet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit të Lazios.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI