Fun

10 kompanitë më të vlefshme në botë, janë amerikane

Kompania që ka vlerën më të lartë të bursës në botë, është «Apple». Kompania zvicerane "Roche" është ranguar në vendin e 13-të

Shumica e madhe e kompanive më të vlerësuara në botë janë nga SHBA. Madje në mesin e dhjetë me të vlerësuarave nuk hyn asnjë kompani që nuk është nga SHBA-ja.

Matur sipas vlerës në bursë, kompania më e vlefshme në botë, është «Apple». Menjëherë pas saj vijnë kompanitë tjera amerikane, gjegjësisht: «Alphabet», «Microsoft»; “Berkshire Hathaway”, “Exxon Mobil”, “Amazon.com”, “Facebook”, “General Electric”, “Johnson&Johnson” dhe “Wells Fargo”.

Ndërsa kompanite evropiane mbeten shumë mbrapa në krahasim me ato amerikane, konstaton Ndërmarrja këshillëdhënëse EY (më parë e quajtur «Ernst&Young»), e cila e ka bërë rangimin.

Kompania zvicerane e ranguar më së larti është koncerni farmaceutik Roche, në vendin e 13-të. Në vazhdim, në vendet 14 dhe 16 vijnë edhe dy kompani zvicerane, gjegjësisht Nestle në vendin e 14-të dhe Novartis në të 16-tin.

Është interesante se Zvicra e vogël është e katërta në botë për nga vlera e kompanive të veta. Ajo vjen në radhë pas SHBA-së, Kinës dhe Britanisë së Madhe.