Shkurt.ch
Zug: Paguani taksat sa më vonë të jetë e mundur
Tatimpaguesit në Kantonin Zug të Zvicrës janë të ballafaquar me një kërkesë shumë të pazakontë të autoriteteve fiskale, duke u kërkuar atyre për të shtyrë pagesën e taksave sa më vonë të jetë e mundur.
Për shkak të normave negative të interesit në Zvicër, që do të thotë se klientët duhet të paguajnë praktikisht bankat për mbajtjen e parave e tyre, Kantoni Zug nuk dëshiron të grumbullojë të hollat për të shmangur pagesën e interesit.
Në këtë mënyrë kantoni planifikon për të kursyer rreth 2.5 milionë franga në vit.
Më parë në Zvicër ishte praktikë që tatimpaguesit, të cilët shlyejnë tatimet e tyre para kohe përfitonin zbritje.
“Kantoni nuk ka interes për të motivuar qytetarët të paguajnë tatimin para kohe. Përkundrazi, shqetësimi ynë është që qytetarët të paguajnë sa më vonë të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi më pak shpenzime me kamata”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













