Kosova
11-vjeçari lajmërohet në Polici, thotë se u ka ikur rrëmbyesve
Pas mesnate 11-vjeçari u lajmërua vet në stacionin e Policisë duke thënë se u ka ikur rrëmbyesve nga vetura
E.T. 11-vjeçari i cili u rrëmbye mbrëmjen e së dielës në Shtime, tashmë i është dorëzuar prindërve të tij.
Sipas Policisë së Kosovës, ai është ekzaminuar nga mjekët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi tha se me fëmijën që mbrëmë pas mesnatës erdhi vet në Polici, pasi që tha se u kishte ikur kidnapuesve po merren edhe psikologët.
Gashi nuk dha detaje për dyshuar të mundshëm të këtij rasti, por që siç ai “Për momentin i kemi disa pista por nuk mundem të them më shumë”, shkruajnë mediat vendase.
Rrëmbimi i E.T. u raportua të ketë ndodhur rreth orës 19:45 të cilin sipas dëshmitarëve derisa po luante, disa persona e kanë futur në një xhip të zi. Pas mesnate 11-vjeçari u lajmërua vet në stacionin e Policisë duke thënë se u ka ikur rrëmbyesve nga vetura.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













