Jeta në Zvicër
135 mijë franga shpërblim për gjetjen e një çante të vogël
Një banor 27-vjeçar i Lucernit edhe më tej është në kërkim të një çante të tij që përmbante memorie të kriptovalutave. Tani, për gjetjen e kësaj çante, ai ka paraparë shpërblim shumë të lartë
Po bëhet një muaj, që kur Thomas T. nga Lucerni e humbi çantën e tij në të cilën kishte dy memorie të kriptovalutave. Për atë i cili do ta gjente çantë e tij, atëbotë Thomasi premtoi shpërblim prej 5 për qind të vlerës së çantës. Vlera e saj atëbotë ishte 800.000 franga, pra shpërblimi do të ishte 40.000 franga. Për informata të mëtutjeshme, ai ka vënë në dizpozicion e-mailin [email protected] në të cilin informatat janë të mirëseardhura, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Në mënyrë që të nxisë gjetësin t’ia sjellë çantën, Thomasi e ka rritur shpërblimin nga 5 në 15 për qind, pasi vlera e kriptovalutave në ndërkohë është rritur në 900.000 franga.
Po që se ndokush ia sjellë çantën me kriptovalutat, Thomasi do ta shpërblejë me 135.000 franga.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












