Kosova
16-vjeçari u rrah brutalisht nga serbët në Mitrovicë pas fitores së Zvicrës
I riu që pohon se vazhdimisht është provokuar nga komshinjtë e tij serbë të fshatit Suhadoll, thotë se rrahja që pësoi të shtunën në mbrëmje ka qenë si pasojë e mllefit që serbët kanë përjetuar pas humbjes në futboll nga Zvicra
Redon Hajdari, 16-vjeçar, bashkë me një shok të tij, të shtunën në mbrëmje, po ktheheshin këmbë në shtëpi, në Suhadoll, nga pjesa jugore e Mitrovicës, kur tek vendi i njohur si “Tre Rrokaqiejt” u rrahën keq nga një grup huliganësh serbë.
16 vjeçari që e pësoi më së keqi nga sulmi, të hënën, ka rrëfyer për Gazetën Express dhunën fizike që e pësoi dy net më parë.
I mbetur i shtrirë nga plagët që mori, Redoni, në një nga dhomat e shtëpisë së tij tregon se grupi i huliganëve që e rrahën u kishin dalë atyre në pritë. Thotë se të gjithë ishin të maskuar. “I këna pa te një mur. Fillimisht janë kanë veç 5 vetë. Si i kemi pa na, veç e kemi ul krytë dhe jemi mundu me ec sa ma shpejtë me kalu”, nis të kujtojë 16 vjeçari ndodhinë e të shtunës, përcjell albinfo.ch.
Thotë se në atë moment njëri prej serbëve të maskuar e ka qëlluar me guri në kokë, nga ana e djathë e tij. “M’ka qit gjak menjëherë edhe mu kanë marrë ment. Jam mundu me ik po s’kom mujtë”, rrëfen nxënësi i shkollës së mesme.
“Atëherë ma kanë qitë kamën edhe jam rrzu. Jam shku zhag për toke edhe më kanë sillë sa kanë mujtë grushta, shkelma”, thotë i riu nga fshati Suhadoll, që ndodhet në Veri të Mitrovicës dhe është i banuar me shumicë serbe.
“Mas 2-3 minuta kur ata e kanë kry, jam çu. Menjëherë, nuk i kom ni dhimtë se jam kanë i nxehtë. Kur jam shku mas 20 metrave jam rrzu prap, se mu kan marr ment. M’kan pa disa kojshi të Suhadollit, edhe m’kan marr e m’kan çu me kerr deri te ni supermarket. Masnej janë ardh policia. Më kanë çu në spital të Bajrit, masnej më kan çu në Prishtinë”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Redon Shaqiri.
Gjatë kohës sa ai po hante grushte, Redoni thotë se shoku i tij kishte arritur me vrap t’u ikte sulmuesve, të cilët më pas i gjithë grupi i ishin vërsulur vetëm atij.
“Atë e kanë përplas për njëfarë shufre hekuri, por ai ka mrri me ik”, tregon 16 vjeçari për shokun e tij. Duke përsëritur se edhe vetë kishte provuar të merrte vrapin, porse goditja me guri në kokë e kishte alivanosur.
Redoni, dy disa orë pas kësaj ngjarje, ka mavijosje të mëdha në fytyrë dhe trup. Sikurse, thotë se të mëdha janë edhe dhimbjet që po përjeton nga lëndimet që mori nga grushtet.
“Shpina shumë po më dhemb. N’kambë kam plagë. Hundën ma kanë thy. Kryet e kam të qajt, po më dhëmb shumë”, thotë ai për Gazetën Express.
I riu që pohon se vazhdimisht është provokuar nga komshinjtë e tij serbë të fshatit Suhadoll, thotë se rrahja që pësoi të shtunën në mbrëmje ka qenë si pasojë e mllefit që serbët kanë përjetuar pas humbjes në futboll nga Zvicra.
Për përfaqësuesen e helvetikëve në Botërorin që po mbahet në Rusi, të premten, dy gola i kishin shënuar kosovarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës kishin festuar me shqiponjë, golat e tyre.
“Të premten o kon loja. Të shtunën ka ndodhë mas orës 11 të natës”, thotë ai.
“Shaqiri e Xhaka që e qiten shqiponjën. Ata [sulmuesit] sikur me planifiku. Se krejt janë kanë të maskum. Më kanë fy në gjuhen serbe. Si kom kuptu krejt çka më kanë than, po veç që m’kan sha e di”, thotë i riu nga Mitrovica.
Ngjarjen e të shtunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ndonëse nuk tregojnë për të arrestuar, Policia në një përgjigje për Gazetën Express thonë se edhe sulmuesit janë të mitur.
Po ashtu, Policia bën të ditur se gjatë sulmit janë përdorur edhe mjete të forta. “Kemi mbledhur shënimet për secilin. Edhe ata janë të mitur. Sidoqoftë, jemi duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigjen për Express të Policisë në Veri të Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












