22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”

Dredhza Braina nga Prishtina ka arritur të kapërcejë kufijtë dhe të bëhet një nga emrat më premtues në fushën globale të sigurisë kibernetike, transmeton albinfo.ch. Ajo është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025, organizuar nga United Cybersecurity Alliance.