Kosova
25 raste për 24 orë në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person i moshës 65 vjeçare që ishte i infektuar me Covid-19. Numri total i vdekjeve deri tani në Kosovë ka arritur në 2.226 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit Grevat nuk janë të rralla në Evropë. Për shkak se punëtorët po luftojnë për kushte më...
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit