Kosova
28 vjet nga nisma për faljen e gjaqeve në Kosovë
Kanë kaluar 28 vjet që nga ngjarja më e madhe për faljen e gjaqeve në Kosovë.
Në tubimet e shumta u ndërpre hasmëria mes shqiptarëve, dikush fali gjakun e babait, dikush të birit e dikush të vëllait.
Më 2 shkurt të vitit 1990 në fshatin Lumbardh të Komunës së Deçanit, disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, filluan aksionin për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri, aksion ky që u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve.
Lumbardhi ishte shembulli më i mirë për të gjitha trevat shqiptare kështu than ata të cilët ishin protagonist të asaj kohe. Në saje të angazhimit të shumë veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi 1 mijë gjaqe e ngatërresa ndërshqiptare. Nisma të tilla janë organizuar edhe më parë nëpër treva të ndryshme shqiptare, por organizimi i viteve 1990 kishte para vetes edhe një “mision të madh”: mobilizimin e shqiptarëve për rezistencë çlirimtare, shkruan RTK.
Më 1 maj të vitit 1990 te vendi i quajtur Varret e Llukes, në Komunën e Deçanit, u grumbulluan rreth gjysmë milioni shqiptarë, në përkrahje të kësaj lëvizjeje.
Para 28 vitesh në aksionin për pajtimin e gjaqeve, që kulmoi me tubimin te “Verrat e Llukës“ në Deçan, u falën 1275 gjaqe dhe ngatërresa.
Viti 1990 padyshim ishte viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











