E-Diaspora

3.3 milionë pasagjerë, mbi binarë

Kjo është 2.8 për qind më shumë se në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Në gjysmën e parë të vitit 2018 transporti publik ishte shfrytëzuar më shumë nga udhëtarët në Zvicër. Pothuajse 3.3 milionë njerëz ishin mbi binarë. Kjo është 2.8 për qind më shumë se në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Mbi të gjitha, biznesi ka shënuar një rritje prej 9.7 për qind. Në zonën e grupit rritja arriti në 4.8 për qind, siç njoftoi SBB, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, humbjet e lidhura me motin kishin prekur ofertat e turizmit. Ditët e shumta të stuhisë në dimër dhe qasja ndonjëherë e vështirë në zonat e skive kishte shkaktuar rënie prej 9.8 për qind, tha SBB.