Shkurt.ch
Rrahje në mes tinejxherëve kosovarë dhe zviceranë: 4 të lënduar
Në Pratteln, kantoni Basel-Land rreth mesnatës në mes të të enjtes dhe të premtes ka ndodhru një zënkë asive në mes të dy grupeve me ç`rast janë përdorur edhe thikat. Katër persona kanë pësuar plagë, njofton policia në një komunikatë të saj dhe transmeton albinfo.ch.
Sipas njohurive të deritashme, për shkaqe të panjohura kanë rënë në konflikt një grup të rinjsh kosovarë me grupin tjetër të përbërë nga zviceranë. Njëri nga këto grupe kishte planifikuar të festonte një ditëlindje në një lokal ndërsa grupi tjetër i pengonte. Më tutje ka filluar një konflikt i cili është përshkallëzuar me ç`rast është përdorur së paku një thikë dhe mjete tjera dhune.
Pas kësaj, njëri grup ka ikur nga vendi i ngjarjes. Gjithsej katër veta, të moshave 14 deri 17 vjeçare kanë marrë plage dhe është dashur të trajtohen në spital.
Në bazë të hetimeve të para të zhvilluara nga policia, qysh të premten është ndaluar njëri nga të dyshuarit për ushtrim dhune. Fjala është për një zvicean 19 vjeçar me banim në Kantonin e Bernës. Ai po mbahet nga policia për hetime të mëtutjshme. Prokuroria Basel-Landschaft ka ngritur kallëzim penal ndaj tij dhe ai do t`i dorëzohet gjykatës hetimore.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












