Lajme
50 mijë në pesë ditë: rekord i refugjatëve në Greqi
Numri i refugjatëve që udhëtojnë nëpërmes Greqisë drejt Evropës mbetet i lartë.
Për vetëm pesë ditë, deri të mërkurën e kësaj jave, kishin mbërritur në Greqi 48.000 azilkërkues. Lajmin e ka bërë të ditur organizata e OKB-së, IOM, në Gjenevë. Pothuajse 50 mijë persona në pesë ditë, thuhet të jetë rekord.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, paralajmëron në anën tjetër se gratë dhe fëmijët që janë dyndur drejt Evropës janë në rrezik të madh të bien pre e dhunës seksuale. Agjencia u bën thirrje vendeve evropiane t’i kushtojnë vëmendje këtij rreziku.
Zëdhënësja e Zyrës së Komisarit të Lartë për Refugjatë tha se fëmijët janë nën presion në rritje në çdo vend ku kalojnë.
Sipas përllogaritjeve të kësaj agjencia, mbi 600 mijë emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia mbërritën në Evropë këtë vit përmes Mesdheut. Afro një e treta e tyre janë gra dhe fëmijë.
Në pikat e ndalimit, sipas agjencisë, ka filluar të shfaqet fenomeni i trafikut seksual. Fëmijët e pashoqëruar janë personat më të rrezikuar nga ky fenomen.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











