Shkurt.ch
500 portrete për të sensibilizuar dramën e fëmijëve në zonat e luftës
500 portrete të fëmijëve realë të fotografuar në zonat e krizave humanitare.
Qëllimi i UNICEF-it të Suedisë, i cili ka realizuar këtë animacion 3D, është të tregojë fytyrën e të gjithë fëmijëve “të padukshëm” që janë viktima të luftës dhe të keqtrajtimeve.
Fotografitë janë marrë në Getty Images, ndërsa në projektin e realizuar nga kompania Edelman Deportivo kanë bashkëpunuar animatorët e filmave si Avatar dhe Planeti i Majmunëve.
Përmes kësaj videoje dhe fushatës #FörSofia, UNICEF-i ka si qëllim të sjellë në qendër të vëmendjes dramën e të paktën 250 milionë fëmijëve që në këtë moment jetojnë në zona të konfliktit.
Gjysma e 19.5 milionë refugjatëve në botë janë fëmijë. Emri Sofia, që vjen nga greqishtja antike dhe nënkupton “dijen/diturinë/mençurinë”, u zgjodh sepse në vitin 2015 është cilësuar si emri më shumë i përdorur. Në njëfarë mënyre, në video Sofia thotë: “Unë jam reale. Jam fytyra e të gjithë fëmijëve që vuajnë, e për të cilët nuk flet askush”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












