Shkurt.ch
60 pacientë kanë vdekur duke pritur organe nga donatorët
Kur është fjala për dhurimin e organeve, Zvicra nuk qëndron mirë në krahasim me vendet e tjera në Evropë. Vetëm këtë vit 60 pacientë kanë vdekur duke pritur nga donatorët një organ të ri.
Shifrat janë alarmante: Aktualisht janë duke pritur një organ në Zvicër 1394 njerëz. Por ndodh të presin kot, 60 njerëz kanë vdekur në vitin 2015, sepse asnjë donator nuk është gjetur për ta.
Siç shkruan “Schweiz am Sonntag”, 81 për qind e zviceranëve ishin të gatshëm për të dhuruar një ose disa organe pas vdekjes së tyre. Për një milion zviceranë vijnë vetëm 14 dhurues organesh.
Nevojë e madhe për veshka dhe mëlçi
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka për qëllim të ndryshojë këto trende negative. Në dy vjetët e ardhshëm vlera është që të rritet me të paktën 20 donatorë për milion banorë.
“Do të marrë të paktën dy vjet deri sa të rriten kërkesat, por ne jemi në rrugën tonë”, thotë Francis, ish-kirurg zemre dhe tani drejtor në „Swisstransplanti“.
Nevoja më e madhe është aktualisht për veshka. Vetëm për një veshkë të re sot janë duke pritur 1072 pacientë, ndërsa për një mëlçi 174.
“Në tremujorin e parë të 2015 ishin 47 njerëz, të cilët kanë dhuruar organet e tyre. Në tremujorët e ardhshëm ishin vetëm 31, gjithsej 358 organe ishin transplantuar“, bëjnë të ditur nga „Swisstransplanti“, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












