Shkurt.ch
90 policë, në kërkim të adoleshentit të zhdukur
Një kërkim i madh ishte ndërmarrë të martën në “Lac Noir”, në ultësirat e Fribourgut, për të gjetur një djalë të ri, 13-vjeçar, i cili është zhdukur që nga e diela. Kërkimet nuk kanë dhënë asgjë dhe janë duke vazhduar.
Të martën 90 policë dhe 23 anëtarë të shpëtimit alpin të Zvicrës kanë kryer hetime në gjithë zonën. Ujërat e liqenit janë kontrolluar nga zhytësit e policisë dhe disa qenë të kantonit Fribourg ishin po ashtu në shërbim. Berna dhe kantoni i Vaudit janë angazhuar gjithashtu, komunikohet nga policia e Fribourgut, njofton albinfo.ch.
Policia ka marrë tashmë disa raporte të njerëzve, por pa sukses. Ajo ka përsëritur apelin e saj për dëshmitarët. I riu u zhduk të dielën rreth orës 13:00, ndërsa ishte në parkingun e “Lac Noir”. Ai nuk kishte telefon celular me vete, theksoi policia.
Djaloshi i zhdukur është i gjatë 1.70, i hollë, me flokë kafeje dhe sy të kaltër. Në momentin e zhdukjes kishte veshur një xhaketë të zezë/gri me një patentë me ngjyrë portokalli. Ai mbante gjithashtu në kokë një kapelë të kuqe, pantallona trajnimi të katërt të mbylltë dhe këpuca me ngjyrë kafeje.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












