E-Diaspora
28 Nëntori u festua edhe në Thun, qytetin pranë Alpeve zvicerane
Vikendin e kaluar në Zvicër e kanë bërë më të zhurmshëm se zakonisht shqiptarët që jetojnë atje, duke festuar 28 Nëntorin, festën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.
Kanë qenë shoqatat e ndryshme kulturore ato që kanë shënuar këtë datë madhështore në shumë regjione të Zvicrës, ku janë të përqendruar shqiptarët.
Një manifestim të ngjashëm me plot laramani kulturore, si këngë, valle, humor dhe art, u realizua në Thun, qytetin afër Alpeve zvicerane, në të cilin jetojnë rreth 2000 bashkatdhetarë, të ardhur këtu kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.
Shoqata kulturore artistike „Atdheu“ është e njohur në këtë rrethinë, për aktivitetet kulturore që i organizon në vazhdimësi tash e sa vjet me radhë. Në kuadër të aktiviteteve të saj, edhe kësaj radhe organizatorët e shoqatës arritën të bëjnë bashkë në një sallë rreth 500 bashkëvendës, të cilët patën mundësinë të argëtohen me laramaninë e programit të përgatitur enkas për këtë festë.
Në mesin e shumë të pranishmëve kishin zënë vend dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Mustafë Xhemaili, përfaqësues nga Enti për Emigrim, si dhe gazetarë nga mediume të ndryshme.
Xhemshir Zenuni, kryetar i shoqatës kulturore „Atdheu“, iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke veçuar në këtë rast mysafirët e ftuar enkas në këtë festë.
„Më 28 Nëntor Ismail Qemaili, Isa Boletini bashkë me shumë atdhetarë të tjerë ngritën flamurin me shqiponjën dykrenare në Vlorë, duke shpallur në këtë rast dhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Nëntori na kujton dhe fillimin e demonstratave kundër regjimit serb në Kosovë, ky muaj dhe kjo ditë na kujton gjithashtu edhe komandantin tonë legjendar, Adem Jashari. Për shkak të kësaj që u përmend, ky muaj dhe datat e caktuara brenda tij kanë rëndësi të veçantë për ne“, tha Zenuni.
„Nëse ne i harrojmë këta njerëz dhe këto ndodhi, ne në fakt do të harrojmë veten. Nuk do dimë se kush jemi dhe nga vijmë. Manifestimet e këtilla do të mbajnë gjallë historinë shqiptare në mesin tonë. Sot festohet gjithkund ku jetojnë shqiptarët, nga ky podium shfrytëzoj rastit që t’ua uroj shqiptarëve kudo që gjendet këtë festë madhështore të kombit tonë„, u shpreh në fund të fjalimit kryetari i shoqatës kulturore „Atdheu“, Xhemshir Zenuni.
Pas fjalimit të kryetarit të shoqatës „Atdheu“, pasuan një sërë vallesh dhe këngësh kushtuar festës së 28 nëntorit, flamurit dhe pavarësisë së shtetin shqiptar.
Mustafë Xhemaili, ambasador i Kosovës në Zvicër, para të pranishmëve nënvizoi rëndësinë e festimit të festave kombëtare, të bashkuar kudo që jetojnë shqiptarët. Mes tjerash Xhemaili tha: „Në emër të Ambasadës së Kosovës ju uroj festën e pavarësisë, duke dëshiruar që të jeni gjithmonë të bashkuar me atdheun, familjet dhe të gjithë shqiptarët kudo që gjenden“.
Pas përfundimit të fjalimeve i erdhi koha këngës dhe valles shqiptare. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të pranishmit patën rastin të festojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira



















