Kosova

Numërohen 19.46 për qind e votave, Bedri Hamza kryeson listën e kandidatëve më të votuar të PDK-së

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë se Bedri Hamza renditet i pari në listën e PDK-së, i ndjekur nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët që synojnë një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa rezultatet e deritanishme po zbulojnë renditjen e kandidatëve më të votuar brenda partive politike, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 07:45, janë numëruar 19.46 për qind e votave për kandidatët për deputetë.

Në listën e Partia Demokratike e Kosovës, kandidati më i votuar deri në këtë fazë të numërimit është Bedri Hamza.

Pas tij renditet Përparim Gruda, ndërsa vendin e tretë e mban Arian Tahiri.

Në mesin e pesë kandidatëve më të votuar figurojnë edhe Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave nga qendrat komunale të numërimit në të gjithë Kosovën.

Lista e plotë me 10 kandidatët më të votuar të PDK-së, bazuar në 19.46 për qind të votave të numëruara, mund të shihet më poshtë. /Albinfo.ch