Kosova
Osmani: Kompromisi i domosdoshëm për qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
Pas zgjedhjeve, LDK kërkon marrëveshje politike mes partive; paralajmërohet mundësia e zgjedhjeve të reja nëse bllokohet procesi i zgjedhjes së presidentit
Prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rezultati zgjedhor e bën të pashmangshëm kompromisin politik për formimin e institucioneve të reja në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 ulëse. Në Kuvendin me 120 deputetë, për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten 61 vota, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në dy raundet e para.
Në një intervistë për CNN, Osmani ka thënë se vota e qytetarëve është një mesazh kundër politikës së centralizuar dhe në favor të bashkëpunimit ndërpartiak.
“Kosova gjithmonë ka qenë model i demokracisë kur forcat politike kanë bashkëpunuar mbi interesin e vendit,” ka deklaruar ajo, duke theksuar se kompromisi është “vlera më e rëndësishme në politikë”.
Ajo ka nënvizuar se arritja e marrëveshjes është urgjente, duke paralajmëruar se nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.
Osmani ka bërë të ditur se LDK është e gatshme për dialog me të gjitha partitë politike, me përjashtim të Listës Serbe.
Sipas saj, mungesa e institucioneve funksionale e ngadalëson procesin e integrimit të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke e bërë kompromisin politik të domosdoshëm për të ardhmen e vendit.
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit
Jeta në Zvicër
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Rriten krimet e dhunshme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet -
Zvicra miraton regjistrin kombëtar për borxhet, synohet luftimi i abuzimeve -
Gjeneva forcon kufirin me Francën, vendosen blloqe betoni në pikat kufitare -
Pritje deri në dy orë në aeroportet e Zvicrës për udhëtarët nga SHBA dhe Britania













