Kosova
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora
Procesi fillon në ora 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, mediat ftohen të përcjellin zhvillimet nga afër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 9 qershor, do të nisë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi me postë i diasporës, transmeton albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, procesi do të fillojë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku do të bëhet verifikimi i pakove me fletëvotime që janë tërhequr dhe sjellë tashmë në Kosovë.
Institucioni ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti do të ofrohen informacione edhe për ecurinë e punës në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ ka ftuar mediat që të përcjellin nga afër procesin e verifikimit, i cili është pjesë e fazës përfundimtare të administrimit të votave të diasporës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit -
Gjermani
Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Rriten krimet e dhunshme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet -
Zvicra miraton regjistrin kombëtar për borxhet, synohet luftimi i abuzimeve -
Gjeneva forcon kufirin me Francën, vendosen blloqe betoni në pikat kufitare -
Pritje deri në dy orë në aeroportet e Zvicrës për udhëtarët nga SHBA dhe Britania










