Botërori 2026
Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme
Shkencëtarë dhe organizata ndërkombëtare kërkojnë masa më të forta mbrojtëse për lojtarët dhe tifozët gjatë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Ekspertë të klimës, mjekësisë sportive dhe performancës fizike kanë paralajmëruar se temperaturat ekstreme mund të paraqesin rrezik serioz gjatë Kupës së Botës 2026, që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas tyre, masat aktuale të FIFA-s nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur lojtarët dhe tifozët nga efektet e të nxehtit ekstrem, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.
Një grup shkencëtarësh ka kritikuar protokollin aktual të FIFA-s për vapën, duke argumentuar se ai nuk pasqyron plotësisht rekomandimet më të fundit shkencore. Ata kërkojnë pushime më të gjata për hidratim, ndërprerje të ndeshjeve në kushte ekstreme dhe zhvendosjen e disa takimeve në orët e mbrëmjes.
Paralajmërime të ngjashme kanë ardhur edhe nga Sekretariati i Klimës i OKB-së, i cili vlerëson se rreth një në katër ndeshje të Botërorit mund të zhvillohet në kushte të rrezikshme të nxehtësisë. Sipas ekspertëve, rreziku më i madh nuk qëndron vetëm në fushë, por edhe jashtë stadiumeve, ku tifozët mund të ekspozohen për orë të tëra në temperatura të larta në fan-zona, radhë pritjeje, parkingje dhe zona transporti.
Studime të fundit sugjerojnë se deri në 26 nga 104 ndeshjet e turneut mund të luhen në kushte që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin.
Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të ndikojnë jo vetëm në sigurinë e pjesëmarrësve, por edhe në cilësinë e lojës, duke sjellë ritëm më të ulët, më shumë zëvendësime dhe pushime të shpeshta për hidratim.
Debati për kushtet klimatike është bërë një nga temat kryesore para nisjes së turneut më të madh në historinë e futbollit, ku për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare.
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit Agjencitë rajonale të punësimit (RAV) nuk ishin në gjendje të hynin në sistemin e prekur të... -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave -
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen -
Referendumi i 14 qershorit: Çfarë parasheh iniciativa për kufizimin e popullsisë së Zvicrës në 10 milionë banorë?














