Futboll

Zyrtare: Muriqi mungon ndaj Çekisë dhe Anglisë

Njoftimi është dhënë nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor, në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor, në Prishtinë.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër, ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë, përcjell albinfo.ch.

Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë.