Kultura
A u këndua ‘live’ në Eurovision?
Ajo që u pa ishte se megjithëse fansi i heq mikrofonin këngëtares britanike, kënga vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur
U tha e stërtha nga organizatorët e Eurovision Song Contest se si në dy gjysmëfinalet, ashtu edhe në finalen e madhe të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë të Portugalisë, të gjitha performancat ishin drejtpërdrejtë.
Megjithatë, pretendimi i organizatorëve është vënë në një pikëpyetje të madhe pas ndërhyrjes së një fansi që i hoqi mikrofonin nga dora këngëtares SuRie, që përfaqësonte në këtë festival Britaninë e Madhe.
Ajo që u pa ishte se megjithëse fansi i heq mikrofonin këngëtares britanike, kënga vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur, raporton “TCH”.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, kryesisht “Twitter” dhe më pas edhe në faqen zyrtare të Eurovision në “Facebook” të vërshonin komentet thumbuese e plot ironi për eventin, përcjell albinfo.ch.
“Një superimitim i SuRiet në Eurovision”, ishte pjesa më e madhe e komenteve.
Vetë Eurovision pranoi përmes rrjeteve sociale se i kishte ofruar këngëtares britanike dhe ekipit të saj që të performonte edhe një herë në skenë, por si SuRie dhe stafi i saj vendosën që të mos e bëjnë këtë.
“Nuk ka asnjë arsye pse të këndojmë sërish”, ishte argumentimi i dhënë prej tyre.
Disa prej komentuesve thonë se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata nisën nga fakti që në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi live, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











