Shkurt.ch
Aeroplani i “Swiss” nuk fluturoi, dyshohet për akte kriminale
Të martën, më 31 janar 2017, u angazhuan një numër i madh i specialistëve për zbulimin dhe neutralizimin e pajisjeve shpërthyese të policisë së Gjenevës
Grupi i ashtuquajtur NEDEX ishte në aeroportin e Gjenevës që nga orët e hershme të mëngjesit. Kësaj radhe, grupi në fjalë nuk u lajmërua për neutralizimin e një pakete të dyshimtë të harruar në terminal, siç ndodh zakonisht, por për një aeroplan në pistë të tipit Airbus 319. Fluturimi i kompanisë zvicerane “SWISS”, drejt Mynihut, i planifikuar në 6:10 të mëngjesit, mbeti në tokë pa lëvizur. Me këtë rast të gjithë pasagjerët janë detyruar të largohen nga aeroplani për të fluturuar me një aeroplan tjetër.
Çminuesit dhe zjarrfikësit
I mbetur në vend, aeroplani në fjalë ishte i rrethuar që nga mëngjesi. Shërbimi i sigurimit të aeroportit (SSA) ka dërguar mjetet e intervenimit, çminuesit dhe zjarrfikësit. Po në të njëjtin moment policia dhe Ministria Publike e kantonit ishin të pranishëm.
Çfarë ndodhi në Gjenevë për të shkaktuar një siguri me një nivel kaq të lartë?
“Në ekran të dedikuar për menaxhimin teknik të avionit piloti informohet për presion të reduktuar jonormal, gjë që justifikon ndërprerjen e nisjes dhe kërkimin e ekipit mirëmbajtës”, shpjegon zëdhënësi i aeroportit, Bertrand Stämpfli. Mekanikët në terren, pasi e shqyrtojnë zonën e identifikuar nga kontrolli elektronik, konsiderojnë se “kjo ndërprerje e aeroplanit duket të jetë e çuditshme”.
Menjëherë fillon logjika e “rrezikut të konsiderueshëm”, të “vigjilencës ekstreme”, me fjalë të tjera, prej atij momenti “asnjë element nuk neglizhohet dhe shumë shpejt vendoset për përmasa të nivelit të lartë”, shpjegon zëdhënësi i aeroportit.
Ndezën dy alarme
Sipas hetuesve, ata kanë konstatuar një dëmtim fal ndezjes së dy alarmeve, duke vënë në dukje habinë e tyre në lidhje me gjendjen e hidraulikëve të aeroplanit. Një dëmtim që fsheh një tjetër, për të cilin ka dyshime se është shkaktuar nga dora e një qëllimkeqi. Për këtë, hetimet janë në vazhdim e sipër.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














