Shkurt.ch
Aeroplani nga Gjeneva përplaset me një dron në Londër
Kur afrohet aeroplani i British Airways në aeroportin Heathrow të Londrës përplaset me një dron, që kishte shqetësuar pilotin dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit, por nga incidenti nuk është lënduar askush.
“Rreth orës 12:50 ka raportuar piloti, i cili besonte se një dron ishte përplasur në avionin e tij”, tha një zëdhënës i policisë për «Mirror», përcjell albinfo.ch.
Në bordin e fluturimit BA727 ishin 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Nga ky incident nuk ishte lënduar askush.
Droni u përplas në pjesën e përparme të avionit. “Aeroplani ka ateruar në mënyrë të sigurt”, shton zëdhënësi. “Aeroplani është studiuar nga ekspertët dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha.
“Avioni ishte në gjendje për të marrë direkt fluturimin tjetër”.
Policia e aeroportit nga Heathrow shkroi pasdite në Twitter se zyrtarët thanë se bëhet fjalë për një dron të telekomanduar.
Kush kishte kontrolluar këtë dron është ende e panjohur. Deri më tani askush nuk është arrestuar, është thënë nga policia. Incidenti do të hetohet.
Ekspertët e aviacionit shprehin shqetësimin e tyre për rritjen e numrit të dronëve dhe rreziku që mund të paraqesin për pasagjerët. Sipas Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit britanik, gjithsej 23 incidente të ngjashme janë regjistruar në aeroportet në Britaninë e Madhe nga prilli deri në tetor 2015.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












