Lajme
Aeroporti i Prishtinës me transport publik
Firma Berveniku e cila do të operojë në linjën Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës do të niset 20 herë në ditë, nga Stacioni i Autobusëve i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka fituar shumë çmime ndërkombëtare, por është njëri nga aeroportet e rralla pa transport publik, bën të ditur “RTK”.
Megjithatë, nga ky vit, qytetarët do të mund të zgjedhin si alternativë të taksive, edhe transportin publik me autobusë, përcjell albinfo.ch.
Në kohën kur mund të gjenden çmime të biletave të aeroplanit edhe me nga 30 euro, qytetarët janë detyruar që për t’u transferuar nga Prishtina për në aeroport me taksi, të shpenzojnë sa gjysma e çmimit të kësaj bilete.
Por, shumë shpejt do të fillojë të operojë një linjë e transportit me autobusë, ka konfirmuar Ministri i Transportit, Lutfi Zharku. “Ne e kemi shpallë linjën, e kemi autorizua një kompani, linjën e ka fitua një kompani dhe unë pres shumë shpejt, sepse iu kemi drejtua aeroportit me kërkesë për nënshkrimin e një memorandum të mirëkuptimit me të cilin rregullohen obligimet e palëve, në rastin konkret obligimet e aeroportit dhe tonat si ministri që i marrim dhe që i përcjellim tek operatorët e ndryshëm, por që jam i bindur që së shpejti do të fillojmë me atë linjë”, ka theksuar Zharku.
Firma Berveniku e cila do të operojë në linjën Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës do të niset 20 herë në ditë, nga Stacioni i Autobusëve i Prishtinës.
Zharku potencoi edhe projektin e kahershëm, të cilin e quajti prioritar të lidhjes së aeroportit me linjë hekurudhore, por që nuk dha ndonjë datë se kur mund të përfundojë, për shkak se momentalisht janë duke punuar në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, që është Hani i Elezit-Leshak.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













