Lajme

Aksidenti i autobusit në Krushevc: 16 persona pranuan trajtim mjekësor

Prej 78 mërgimtarëve në autobusin, njëra nuk pranoi ta vazhdonte rrugën tutje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot dha detaje lidhur me aksidentin e një autobusi nga Kosova, në afërsi të Krushevcit, transmeton albinfo.ch.

Ministria informoi se nga komunikimi me Qendrën Spitalore, ku u ofrua ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit ishin 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 pranuan trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton opinion publik se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobus drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor, me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat. Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”, u bë e ditur në komunikatën e MPJD-së.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”.

“Nga komunikimi me Qendrën Spitalore, ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve. MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve”.