E-Diaspora
Bashkohen aktorët shqiptaro-zviceranë në një film të shkurtër komedi
“Në film do të ketë aktorë zviceranë të cilët do të xhirojnë në Kosovë, si dhe aktorë shqiptarë, të cilët do të xhirojnë në dy vende”, është shprehur aktori Ridvan Murati, njëherësh udhëheqës i Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Një bashkëpunim zvicerano-shqiptar ka nisur për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi.
Mësohet se xhirimet e këtij filmi pritet të fillojnë gjatë qershorit dhe korrikut, në të dy vendet.
Kjo nismë vjen nga aktorët e njohur Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati, shkruan albinfo.ch.
“Në këtë film do të ketë aktorë shqiptarë dhe zviceranë, derisa gjithashtu tema e këtij filmi do të ketë lidhje me dy shtete Zvicër-Kosovë. Me këtë film të shkurt synohet që të lidhet një bashkëpunim në mes dy shteteve, si dhe gjithashtu të jetë si material për ta bërë një film të metrazhit të gjatë. Ky film do të jetë edhe si një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve. Në film do të ketë aktorë zviceranë të cilët do të xhirojnë në Kosovë, si dhe aktorë shqiptarë, të cilët do të xhirojnë në dy vende”, është shprehur aktori Ridvan Murati, ekskluzivisht për albinfo.ch.
Gjithashtu albinfo.ch mëson se edhe aktorë tjerë të “O Sa Mirë”, do të jenë të angazhuar në këtë projekt.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












