Shkurt.ch
Alarmohet Evropa nga salmonela e vezëve polake
Pas vdekjes së 5-vjeçarit në Kroaci, 12 nga 28 vendet e BE-së kanë raportuar helmimin nga salmonela.
Përhapja e sëmundjes është raportuar në Holandë, Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Britani të Madhe, Luksemburg, Suedi, Norvegji dhe Poloni.
Të gjitha këto vende, sipas disa mediave kroate, kanë raportuar për helmimin, për shkak se njerëzit ishin të infektuar në restorante apo kuzhina. Ishte e pamundur për të zbuluar saktësisht se cili produkt ishte shkaktar për qindra raste të helmimit me salmonela, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën në Kroaci është raportuar për dyshimin e salmonelës nga vezët e importuara nga Polonia dhe të gjitha vendet i kanë lidhur rastet e helmimit nga vezë të fermave polake.
Sipas shkrimit të agjencisë polake të lajmeve PAP, Holanda dhe Belgjika gjithashtu njoftuan Komisionin Evropian për cilësinë e ushqimit se kanë gjetur vezë të infektuara nga salmonela.
Ky është një kërcënim serioz. Agjencia belge për sigurinë ushqimore ka gjetur kontaminimin me salmonelë në vezët nga Polonia, ndërsa kanë importuar të paktën shtatë shtete evropiane. Vezët e dyshimta janë përdorur në qindra restorante në Belgjikë.
Ministri i Shëndetësisë nga Kroacia, Milan Kujundzic, tha se në rastin fatkeq me 5-vjeçarin infeksioni ishte dëshmuar me “Salmonella enterdiditis”, si dhe te katër anëtarë të familjes.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












