Kosova
Albert Asllani, oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA
Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani, pas një trajnimi gjashtëmujor në shkollën ushtarake “United States Army Cyber Center of Excellence” në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka marrë çmimin “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award”.
Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, çmimi “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award” për Toger Albert Asllanin është edhe një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit si në: shkollime, trajnime, operacione, përfshirë këto edhe në akademitë më prestigjioze në botë.
Asllani pritet që pas kthimit nga SHBA-ja të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) duke bartur përvojat e tij të fituara në këtë trajnim specialistik në të mirë të avancimit dhe ngritjes profesionale të FSK-së.
Në këtë trajnim kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës. Ky është trajnim special për përgatitjen e oficerëve (Kapiten) të karrierës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













