Lajme
Albin Kurti, takim me Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës
Përfaqësuesit e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) zhvilluan të shtunën e kaluar, më 21 maj 2016, një takim me një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga ish-lideri Albin Kurti dhe Salih Salihu, deputet në Parlamentin e Kosovës. Takimi u mbajt në Lausanne, në vazhdën e takimeve që Vetëvendosje zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile e mërgatës shqiptare në Zvicër.
Takimi ishte një mundësi për shkëmbim mendimesh rreth temave, të cilat preukupojnë komunitetin shqiptar në Zvicër. Para deputetëve të Parlamentit të Kosovës KSHZ ngriti disa çështje, të cilat janë në qendër të aktivitetit të KSHZ-së, e që prekin drejtpërdrejt përditshmërinë dhe ardhmërinë e shqiptarëve në shtetin helvetik: problemi i hapur për sigurimet sociale, kartoni i gjelbër, regjistrimi i shtetasve të Kosovës në diasporë, si dhe mundësitë për organizimin më të mirë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Deputetët u zotuan që si në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të mundohen aq sa kanë mundësi që të ndihmojnë mërgatën. Deputeti Albin Kurti potencoi se LVV ka një pjesë të programit qeverisës që merret me mërgatën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











