Sport
Albin Tahiri shkruan historinë për Kosovën në skitari
Kjo është hera e parë që Kosova po merr pjesë në një Kampionat Botëror të skitarisë. Tahiri u rendit në vendin e 49-të në Super G
Për herë të parë në një Kampionat Botëror ka marr pjesë edhe Kosova, me skiatorin Albin Tahiri. Ai debutoi sot në garën e Super G, që ishte historike për vendin e tij, shkruan albinfo.ch.
Derisa garuesit tjerë kanë objektiv të fitojnë medalje, një skiator, ka shkruar historinë për vendin e tij. Ky është Albin Tahiri, i cili garoi sot në Kampionatin Botëror, që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës.
Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një Kampionat të tillë. Ai ka garuar në Super G, dhe ka zënë vendin e 49-të, duke qenë me 10.91 nga fituesi i etapës, Erik Guay.
Pjesëmarrja e Tahirit në Kupën e Botës është një tjetër sukses për sportin dhe shtetin e Kosovës, që ka shpallur Pavarësinë më 2008, raporton e përditshmja zvicerane ‘Blick’.
Vëmendjen më të madhe ky shtet e mori në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua në FIFA.
Tre muaj më vonë Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike, derisa Majlinda Kelmendi i solli medaljen e artë.
Ëndrra e Tahirit për suksese nuk ka përfunduar, pasi ai do të garojë në pesë disiplina alpike.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlbin Tahiri
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Kosovë
- Profesioni:Ski
E-Diaspora
-
Avni Orllati, në listën e 30 migrantëve që kanë krijuar ndërmarrje në Zvicër Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve shqiptarë kanë arritur suksese në diasporë, duke u bërë emra...
-
Fehr pas kritikave rreth Alba Festivalit: Kam raporte të mira me shqiptarët, ndihem e mirëpritur në festival
-
Gazeta zvicerane pyet: A po diskriminohen shqiptarët në Zvicër?
-
Garë diturie mes nxënësve të Shkollës Shqipe në Zvicër
-
Ambasadorët e tri shteteve konfirmojnë mbështetjen për Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ish shefja e Task Forcës zvicerane: Numri i rasteve, shumëfish më i madh se ai që raportohet Por, për ngarkim të sërishëm të madh të sistemit shëndetësor nuk ka rrezik, edhe nëse do...
-
Spitalet e Cyrihut vendosin sërish detyrimin për mbajtje të maskës
-
Zvicra përgatitet për mungesën e gazit
-
Stuhi me shi dhe breshër kanë goditur të enjten disa pjesë të Zvicrës
-
A mund të përballet Zvicra me problemin e ushqimit në të ardhmen?