E-Diaspora
Albion Thaçi, studenti shqiptar që po korr suksese në Londër
Albioni tash e një kohë përveç studimeve ka filluar të merret me politikë duke qenë pjesë e fushatave të partisë Laburiste. Albi ka qen po ashtu edhe pjese e kepit të fushatës së kreut të Londrës, Sadiq Khan, në zgjedhjet e fundit
Është student i mjekësisë në “Brunel University London”, por pasion ka politikën. Ky është 21-vjeçari Albion Thaçi një djalë nga Prishtina që jeton në kryeqytetin britanik, Londër. Albioni tash e një kohë përveç studimeve ka filluar të merret me politikë duke qenë pjesë e fushatave të Partisë Laburiste. Albi ka qen po ashtu edhe pjese e kepit të fushatës së kreut të Londrës, Sadiq Khan, në zgjedhjet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Por përveç angazhimit në vendin ku jeton, ai e përcjellë nga afër edhe politikën në Kosovë, madje është i shqetësuar për mënyrën se si qeveriset. Ai ka qenë i përzgjedhur për të mbajtur një fjalim në TEDx Brunel Event ku ka shpalosur një perspektivë më ndryshe për një audiencë që nuk di shumë për problemet mes popujve në Ballkan, duke ofruar një mundësi për ata që të njihen më shumë me realitetin.
Albioni thotë se është tejet i interesuar për problemet gjeopolitike në Ballkan dhe para audiencës së zgjedhur nga Universiteti ku ai studion ka paraqitur një eksperiencën e tij personale, duke ofruar një opsion për respektin dhe dëshirën e tij që ky rajon të ecë edhe një hap tutje në afrimin dhe pajtimin mes popujve.
“Brunel University është ngushte i lidhur me politikën në Britani ku kanë diplomuar disa nga udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ofron një platformë solide për promovim të çështjeve si ajo e Ballkanit”, ka thënë ai, i cili është po ashtu është edhe kryetar i studentëve.
Albioni thotë se fjalimi i tij ishte rast ideal për të promovuar Kosovën si një shtet që synon të ofrojë pajtim mes komuniteteve e shtet që ofron stabilitet për rajonin.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni fjalimin e Albionit:
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













