Kalendari

Ambasada e Republikës së  Kosovës  në Bernë kërkon Asistent/e Konsullor/e

 

Ambasada e Republikës së  Kosovës  në Bernë

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita:                             Asistent/e Konsullor/e

Vendi i punës:                 Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi), me një periudhë provuese prej 3 muajsh

Data e aplikimit:             Deri më 7 qershor 2024

Detyrat dhe Përgjegjësitë

 

Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të

përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës, por duke shtuar edhe funksionet konsullore

specifike të dhëna më poshtë:

– Pritja e palëve dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata

dhe formularë përkatës për të proceduar veprimet konsullore;

– Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të

dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për

veprime pasuese.

– Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e palëve për shërbimet konsullore, dokumente dhe

përkthimet konsullore.

– Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt.

– Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.

– Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

– Të ketë diplomën e shkollës së mesme;

– Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;

– Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo njohuri të gjuhës zyrtare te shtetit pranues,

– Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;

– Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë;

– Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;

– Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke

punuar në një ambient nën presion;

– Të ketë 2 vite përvojë relevante të punës

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte 

– CV-në;

– Kopjen e letërnjoftimit;

– Kopjet e kualifikimit-diplomës;

– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;

– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

– Çertifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

 

Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, përmes postes elektronike [email protected]  ose përmes postës në adresën: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit04 Qershor 2024
  • Ora16:00
  • Data e përfundimit7 Qershor 2024 - 16:00