Kalendari

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë kërkon shofer (vozitës)

 

 

Ambasada e Republikës së  Kosovës  në Bernë

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita:                             Shofer (Vozitës)

Vendi i punës:                 Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi), me një periudhë provuese prej 3 muajsh

Data e aplikimit:             Deri më 7 qershor 2024

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Shefit të misionit, kryen detyrat si më poshtë:

  • Ofron shërbime të vozitjes për shefin e misionit, zyrtarin e lartë diplomatik ose personelin tjetër

konsullor sipas kërkesës;

  • Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër

dhe në gjendje të mirë;

  • Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga shefi i misionit ose zyrtari të lartë diplomatik të

ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;

  • Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;
  • Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës konsullore, transportit

të mallrave dhe ngarkesa të tjera;

  • Prokurimi i pajisjeve dhe furnizimeve për ambasadë, konsullatë ose rezidencën zyrtare;
  • Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe

dokumentacioneve të tjera; Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të

komunikacionit;

  • Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në

aksident/incident trafiku;

– Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për Vozitësin.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

– Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme përkatëse ose ekuivalente;

– Të jetë shtetas/e i Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues), shtetas/e i/e

shtetit pranues apo shtetas/e i/e vendit të tretë;

– Kandidati duhet të ketë patentë shoferi valid (të vlefshëm) të lejuar në shtetin pranues;

– Të ketë së paku 3 vjet përvojë si vozitës;

–  Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;

– Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;

– Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben, ndërsa njohja e gjuhëve tjera është përparësi.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte 

– CV-në;

– Kopjen e patentë shoferit dhe letërnjoftimit;;

– Kopjet e kualifikimit-diplomës;

– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;

– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

– Çertifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

 

Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, përmes postës elektronike [email protected]  ose përmes postës në adresën: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern

Dokumentet i dërgoni fotokopje, sepse të njëjtat nuk kthehen.


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit31 Maj 2024
  • Ora14:00
  • Data e përfundimit7 Shtator 2024 - 14:00